Papa drejton takimin për abuzimet seksuale në kishë

Abuzimet seksuale që kanë dëmtuar rëndë reputacionin e Kishës Katolike do të jenë në qendër të një samiti tre ditor në Vatikan.

Nga 21 deri në 24 shkurt, Papa do të presë pjesëtarë të lartë të klerit nga e gjithë bota. Samiti i jep mundësinë Papa Françeskut t’i përgjigjet kritikave nga viktimat e abuzimeve seksuale, të cilët thonë se ai e ka keqmenaxhuar krizën, dhe nuk ka bërë mjaftueshëm për të dënuar arqipeshkvët që kanë fshehur abuzimet.

E ndërsa iniciativa është e pamjaftueshme për të zgjidhur problemet, arqipshkvët do të largohen në shtëpi me ato që Papa i quan protokollë të qartë për mënyrën e parandalimit të abuzimeve dhe për të ndihmuar viktimat.

“Vatikani e di se asgjë nuk do të zgjidhet në tre ditë. Por qëllimi është që çdo që çdo arqipeshkv do të kthehet në shtëpinë e tij me një mesazh të qartë të asaj se çduhet të bëjnë në rastin e abuzimeve seksuale tek fëmijët”, tha Philip Pullella, korrespondent i “Reuters” në Vatican.

Gazetari dhe shkrimtari Federico Tulli, bashkëautor i librit investigativ ‘Drejtësi hyjnore’, lidhur më qendrat e trajtimit që janë ngritur për murgeshat dhe priftërinjtë që kanë shfaqur probleme, tha se Papa do që të japë përshtypjen se kisha po vepron, por në fakt , sipas tij, shumë pak gjëra kanë ndryshuar nga koha e Benediktit. Në librin e tij Tulli pohon se Vatikani po u ofron parajsë të sigurt pjesëtarëve të klerit që kanë turpëruar kishën duke i fshehur ata nga drejtësia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN