Përleshje e përpara ndeshjes Zurich-Napoli

Ndoshta është thjesht një rastësi fatkeqe, por tifozët e skuadrave italiane janë përfshirë në episodet e dhunës në Europa League. Pas përleshjes së mbështetësve të Lazios me ata të Sevillas, probleme kishte edhe në Zvicër, përpara takimit Zurich-Napoli. Në qendër të qytetit, disa ultras vendas, hynë në kontakt fizik me mbështetësit e Napolit. Në përleshje nuk munguan tymueset dhe mjetet e forta, por fatmirësisht ngjarja kaloi pa pasoja të rënda.