Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidentja kroate pret shqiptarët që luftuan për vendin e saj

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 16:23 | Ballkani

Presidentja e Kroacisë ka zhvilluar një takim me një delegacion të Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë në luftën kroate për çlirim.

Kolinda Grabar-Kitaroviç ka njohur delegacionin me hapat e ndërmarrë në lidhje me rregullimin e statusit të Veteranëve të Luftës të Kroacisë. Presidentja Grabar-Kitaroviç tha se gjatë Luftës Atdhetare dhe mbrojtjes kroate kundër agresionit, shumë shqiptarë u bashkuan me forcat kroate dhe luftuan për pavarësinë e këtij vendi.

Këtë takim e ka përshëndetur edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është shprehur se “vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në Kroaci për lirinë e saj e kanë bërë edhe më të fortë miqësinë historike të popujve tanë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë