Protesta e së shtunës, Kadilli: Do shihni surpriza

I ftuar në “A2 Debat”, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, teksa foli për protestën e ditës së shtunë të opozitës tha se do të ketë surpriza.

“Do të jetë surprizë ajo që do shihni. Mbajeni mend. Rama do të ketë përballë një popull që do ta poshtërojë më shumë se sa u poshtërua dje në parlament, e meriton të poshtërohet dhe pastaj të ikë”, tha anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Alfred Peza u shpreh se “t’i thuash qytetarëve tani që Edi Rama do të iki, është një gënjeshtër e madhe”.

“Nesër nuk do të ndodhë asgjë. Askush nuk ka ardhur nëpërmjet protestave në pushtet. Në pushtet vihet vetëm nëpërmjet votës. T’i thuash qytetarëve tani që Edi Rama do të iki, është një gënjeshtër e madhe, pasi do të zhgënjejnë opozitarët të dielën”, tha Alfred Peza.

Kadilli reagoi duke thënë se nëpërmjet protestave nuk mund të vihet në pushtet, por protestat, tha ai, mund të largojnë kryeministrin. “Kjo ka ndodhur dhe në të shkuarën. Është larguar Fatos Nano e të tjerë me protesta. Ne nuk synojmë të vijmë në pushtet me protesta, por me votë”, tha Kadilli.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN