Protesta sposton Superioren

Kampionati shqiptar rikthehet që këtë të premte me sfidën Teuta – Kukësi që do të luhet në orën 18:00. Një duel direkt për kreun, me Teutën që kërkon fitoren e parë pas 4 barazimeve dhe Kukësin që synon të harroje humbjen me Tiranën. Për secilën skuadër, humbja rrezikon ta nxjerrë nga gara për titullin, pasi do ta largonte edhe më tepër nga Partizani kryesues.

Ndërkohë, ndeshja Tirana – Luftëtari, spostohet për të dielën në orën 17:00, edhe pse fillimisht ishte programuar për t’u luajtur ditën e shtunë, për shkak të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë.

Gjithashtu të dielën do të luhen edhe sfidat e tjera, Kamza – Kastrioti, Laçi – Partizani dhe Flamurtari – Skënderbeu.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN