Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pse shkoi në polici gjyqtari Skënder Damini? Flet avokati i tij

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 19:25 | Kronikë
Pse shkoi në polici gjyqtari Skënder Damini? Flet avokati i tij

Ferdinand Ndoja, avokati i gjyqtarit Skënder Damini, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 19:00 në A2 CNN ku zbuloi se pse gjyqtari Skënder Damini shkoi në polici. Ai foli edhe për paratë e gjetura në banesën e gjyqtarit.

“Në policia kam shkuar unë së bashku me Skënder Daminin ne polici, por ai nuk është shoqëruar. Shkuam për të dhënë shpjegimi që procesverbali të mos mbahej me dorë, por të bëhej me kompjuter. Ka pasur vetëm një vendim për kontroll të banesës. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur 17 mijë euro, por nuk ishin të fshehura. Pasi nuk mund të themi që paratë janë të fshehura në një sirtar në banesë. U gjetën edhe 8 fishekë. Damini e ka pasur pistoletën me leje. Me daljen e ligji e dorëzoi edhe ai, mbase neglizhencë këto fishekë I kanë mbetur në shtëpi. Paratë e gjetura janë të djalit të tij. Djali i tij ka një biznes. Ai ka marrë disa toka me qira në Lushnje ku ka një fermë. Ua them me shumë bindje se në momentin që u prezantuar këto para, Skënderi nuk e dinte që paratë ishin në shtëpi, por ishte e shoqja që tha se i kishte lënë djali”.

https://a2news.com/video/cfare-gjeti-policia-ne-shtepine-e-gjyqtarit-damini-detaje-nga-kontrolli/

Argumentet për kontrollin në banesë – "Në datën 11 organi i policisë ka dërguar shkresën me materiale në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe direkt është regjistruar procedimi penal për veprën penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Për mua është një precedent shumë i rrezikshëm për drejtësinë shqiptare".

Vendimi për Dritan Dajtin – “Vendimi jepet mbi bazën e bindjes së brendshme. Unë si gjyqtar mund ta kem gabim, por jam i bindur se këto veprime do të kualifikohen sipas kësaj vepre penale. Mund të jetë gabim, por ka shkallë të tjera që korrigjohen. Këta të tre nuk e kanë zbardhur vendimin. Nuk e kanë bërë pjesën arsyetuese të vendimit. Arsyet pse kanë arritur në këtë përfundim nuk i kanë zbardhur dhe unë nuk mund të them pse kanë arritur në këtë përfundim".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani