Shqipëria, më pak fonde direkte për fermerët në rajon

Shqipëria është vendi që jep më pak para për fermerët. Në këtë përfundim nga arritur Komisioni Europian në analizën që ka bërë për politikat bujqësore në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2010-2015.

Të dhënat tregojnë se fondet buxhetore për bujqësinë për hektarë në vitin 2015, ishin 37 euro në Shqipëri, 55 euro në Bosnje e Hercegovinë, 62 euro në Serbi, 90 euro në Malin e Zi, 101 euro në në Maqedoni dhe 143 euro në Kosovë.

Edhe pse vitet e fundit situata duket se ka ndryshuar disi, për shkak edhe të aksesit në fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet programit IPARD për bujqësinë, sërish ky sektor mbetet I nën financuar. Kjo pasi fermerët shqiptarë kanë pak eksperiencë në përgatitjen e projekteve nëpërmjet të cilave përfitohen fondet.

Ndërkohë që edhe skemat kombëtare të mbështetjes të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural kanë burokraci të mëdha dhe kërkojnë formalizim të subjekteve, tjetër element ky problematik për bujqësinë shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN