Basha: Qytetarët kanë marrë në dorë fatin e tyre

Vazhdon prej rreth 2 orës protesta e opozitës para Kryeministrisë. Pas disa përpjekjeve për futjen brenda godinës dhe përgjigjes së policisë me gaz lotsjellës, protestuesit janë rigrupuar. Mes tyre ndodhen edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, por edhe deputetë të tjerë të opozitës si Fatmir Mediu, Sali Berisha, etj.

Mes protestuesve, Basha u shpreh: “Ky është reagimi i popullit dhe rruga e zgjidhjes është krijimi i një qeverie tranzitore që të gëzojë besimin e palëve për të bërë të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë ato që garantojnë fundin e shit-blerjes së votës dhe t’i hapim kështu rrugë futjes së vendit në Europë. Në Europë nuk shkohet me një narko-Kryeministër. Kudo në botë kur ndodh kjo qeveria largohet dhe hajdutët shkojnë në burg. Kështu nuk vazhdohet më dhe nuk do të vazhdojë më. Qytetarët kanë marrë në dorë sot fatin e tyre, unë jam krah tyre”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN