Berisha: Rama frikacak, duhet të ishte në zyrë, tashmë një kufomë politike – A2

Berisha: Rama frikacak, duhet të ishte në zyrë, tashmë një kufomë politike

Ish kryeministri Sali Berisha qendron bashkë me protestuesit përballë kryeministrisë.

Në mikrofonin e A2, Berisha deklaroi se kryeministri “duhet të ishte në zyrë dhe të konfrontohej me protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana. Nuk ishte dita për të ikur, por për të nderuar zyrën dhe flamurin. Ai  nuk ka nder, as moral, është frikacak, por të dëgjojë zërin, sepse ky është mesazh i tmerrshëm për Edi Ramën, e pa bota sa është urrejtja e popullit”. Berisha shtoi se kryeministri Rama “duhet të dorëhiqet brenda natës”.

Sipas Berishës , “kjo ditë e ka shndërruar Edi Ramën në kufomë politike, se kur do ta bëjnë ceremoninë mortore është në duart e qytetarëve, por sot ata e kanë ekzekutuar politikisht”.

Shkarkoni aplikacionin e A2