Maqedonia e Veriut, parandalohen sulme të mundshme terroriste

Parandalohen sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut. Ministria e rendit njoftoi se ka kryer bastisje dhe ka konfiskuar një sërë mjetesh që lidhen me një sulm të mundshëm terrorist nga mbështetës të Shtetit Islamik.

Autoritetet njoftuan se operacionet ishin kryer pas informacioneve të ofruara nga një shtet partner, por nuk dha detaje të tjera.  Ndërkohë, ambasada e Shteteve të Bashkuara lëshoi një paralajmërim për shtetasit amerikanë ku thekson “rrezikun e lartë nga mundësia e sulmeve terroriste të frymëzuara nga ideologjia ekstremiste në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas vlerësimeve rreth 130 shtetas të Maqedonisë së Veriut i janë bashkuar grupit të Shteti Islamik.