Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nën tingujt e pianos së Mario Marianit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 18:06 | Kulturë
Nën tingujt e pianos së Mario Marianit

Ai është i pari që ka kompozuar muzikë mbi një notë të vetme, dhe mbi të gjitha, Rossinin siç nuk e keni dëgjuar kurrë. Ai, pianisti Italian, më i njohuri i këtij dhjetëvjeçari, Mari Mariani është në Tiranë.

E pranova menjëherë ftesën për të ardhur në teatrin e Metropolit për Metrosound, sepse sapo më thanë që folku dhe elementët tradicionalë janë kryefjala e këtij festivali, nuk u mendova dy herë. Nuk kisha qenë asnjëherë më parë në Tiranë, ndonëse kam njohur shumë artistë shqiptarë. Sa mirë më vjen që të gjithë më kuptoni dhe flisni italisht”, deklaron i buzëqeshur pianisti.

 Ai nuk është thuajse asnjëherë vetëm me pianon në skenë. Ai i mbivendos asaj sende për të krijuar një tingull tjetër. Kështu do t ë vijë edhe në koncertin e parë që mban në Tiranë.

”Kam kënaqësinë që të sjell pjesët më të njohura të Rosinit, por të rikonceptuara nga unë. Një reinterpretim, ose më e saktë të thuhet një rishkrim i këtyre pjesëve, por të interpretuara në një piano kreative, si ajo që zakonisht projektoj unë në skenat ku interpretoj”, vijon Mariani.

Mario Mariani ka shkruar dhe interpretuar muzikë për filma, teatër. Tingujt e tij janë duartokitur në Festivalet e Cannes, ato të Venezias, Berlinit dhe New Yorkut. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë