Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nishani: Qeveria tregoi edhe sot urrejtjen ndaj popullit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 16:24 | Politikë
Nishani: Qeveria tregoi edhe sot urrejtjen ndaj popullit

Ish presidenti shqiptar Bujar Nishani foli për A2 mbi ngjarjet e sotme dhe përballjen e tensionuar midis protestuesëve dhe forcave të policisë përballë kryeministrisë.   

Sipas Nishanit, dita e sotme ishte “dëshmia që ka nisur një revoltë ndaj kësaj qeverisje dhe modeli, që demonstroi edhe sot urrejtjen ndaj popullit që u godit me lëndë që në fakt janë helmuese”.

Sipas ish presidentit, “reagimi nuk është surprizues”, sepse revolta vjen nga një sjellje fyese dhe varfëruese të një grupi njerëzish me pushtet ndaj qytetareve të tyre.

I bindur që kryeministri Rama “e ka humbur legjitimitetin institucional dhe politik”, Nishani duket i bindur që  “ky reagim nuk do të ndalet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani