Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Piatek nuk ndalet më, Milani bind kundër Atalantës

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 22:38 | Futboll
Piatek nuk ndalet më, Milani bind kundër Atalantës

Milani arrin një fitore të bujshme në fushën e një nga ekipet më në formë të Serie A, Atalanta, dhe i afrohet me hapa të sigurta kualifikimit në Champions League.

Zikaltrit e Bergamos krijuan iluzionin se mund të fitonin sfidën për vendin e katërt kur Remo Freuler arriti të shënojë në pjesën e parë, pas një aksioni të bukur të sllovenit Ilicic në minutën 33.

Por pikërisht kur pjesa e parë po mbaronte, një gol i bomberit polak Piatek i dha barazimin “djajve” milanez.

Dhe kur mendohej për një reagim të furishëm të Atalantës, pjesa e dytë pothuajse u dominua nga djemtë Gattusos, të cilët gjetën avantazhin me një gjuajtje nga jashtë të turkut Calhanoglu dhe qetësojnë lojën me golin e dytë të Piatek, falë edhe një dalje jo mirë të llogaritur të portierit shqiptar Berisha.

Milani me fitoren ndaj Atalantës shkon në kuotën e 42 pikëve, një më pak se Interi i vendit të tretë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani