Protestuesit në shesh, kërkohet largimi i Ramës dhe qeveri tranzitore

Siç edhe është paralajmëruar, gjatë protestës së sotme nuk do të flasë asnjë prej eksponentëve politikë të partive opozitare.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, protesta do të hapet me fjalimin e një vazje të re nga Shkodra, ndërsa më pas do të marrin fjalën me radhë qytetarë të ndryshëm.

Do të flasin përfaqësues të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, por edhe banorë të Unazës së Re. Gjithashtu, radhën për të folur do ta ketë një përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, një fermer, një artizan dhe sipërmarrës.

Ndërsa më pas do të marrin fjalën qytetarë të ndryshëm, sipas dëshirës, për të shprehur mendimet e tyre.

Në shesh nuk mungojnë pankartat, ku spikat portretizimi i Kryeministrit Edi Rama si Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN