
Prokurorët në shesh, nis hetimi për organizatorët dhe protestuesit
Pak minuta pas mbylljes së protestës së thirrur nga opozita, në shesh kanë mbërritur një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore, të cilët kanë nisur mbledhjen e provave.
Çdo kush që ka kryer një vepër të dhunshme ndaj institucioneve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit do të mbajë përgjegjësi penale. Organizatorët e protestës nuk janë të përjashtuar nga ky hetim, pavarësisht imunitetit.
Ndaj efektivëve të policisë së shtetit të cilët ishin bërë gardh në mbrojtje të institucionit të Kryeministrisë u hodhën sende dhe mjete të forta nga protestuesit. Disa punonjës policie mbeten të plagosur ndërsa godina e kryeministrisë u godit duke dëmtuar pjesë të ndryshme. Protestuesit tentuan disa herë të hyjnë brenda godinës duke hedhur sende të forta si dhe duke i vënë zjarrin dyerve të institucionit.