Protesta, reagon Ambasada Amerikane

16 SHKURT 2019 LAJME 09 00 frame 386340 1100x620

Për ngjarjet e orëve të fundit pranë Kryeministrisë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane, e cila kërkon shmangien nga dhuna.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës.