Qytetarët drejt Tiranës, kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore

Pas një turi në qytetet e vendit opozita udhëheq protestën e këtij 16 shkurti tek kryeministria. Qytetaret që kanë vendosur t’i përgjigjen thirrjes se kreut demokrat Lulzim Basha janë nisur herët nga rrethet.

Sipas burimeve të opozitës, tashmë mijëra qytetarë janë nisur nga qarqet kryesore. Sipas këtyre burimeve, më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.

Të ndarë sipas qarqeve, këto janë protestuesit që po mbërrijnë në kryeqytet.

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN