Rama kërkon ndjesë për kërpudhën e prishur

Pasi protestuesit shkatërruan një prej instilacioneve të vendosura në oborrin e Kryeministrisë, Edi Rama postoi në llogarinë e tij në Twitter një ndjesë ndaj autorit të kërpudhës së shkatërruar.

“KERPUDHA – Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët”, shkruan Rama në Twitter.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN