Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama-protestuesve: Akoma i ndiqni pas ata udhë humbur

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 17:54 | Aktualitet
Rama-protestuesve: Akoma i ndiqni pas ata udhë humbur

Dy orë pas përfundimit të protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi i radhës nga ana e Kryeministrit Rama, që këtë të shtunë ishte në Vlorë për një aktivitet në lidhje me Bashkinë e qytetit.

Rama iu adresua në postimin e tij në Twitter protestuesve, por edhe vlonjatëve dhe Policisë së Shtetit.

“Për Protestuesit: Është faji i atyre ë ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndieni pas ata udhë humbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! Respekt”, shkruan Rama në Twitter.

A2 CNN Livestream

Dita jonë