Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rikthehet Sadiku, dhe nuk zhgënjen: Gol dhe fitore

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 21:46 | Futboll
Rikthehet Sadiku, dhe nuk zhgënjen: Gol dhe fitore

Dhuratë më të bukur Armando Sadiku, nuk mund t’i bënte vetes dhe ekipit tij të ri, Luganos.

Sulmuesi shqiptar u rikthye fuqishëm pas një dëmtimi serioz që nuk i lejoi të shpaloste talentin e tij në La Liga me Levanten.

Në ndeshjen e tij të parë pas dëmtimit, Sadiku shënoi në minutën e 32-të golin e parë të ndeshjes, e përfunduar 0-3, që i dha një fitore shumë të rëndësishme Luganos në transfertë  ndaj Luzernës, duke rihapur shpresën për të mbetur në kategorinë e parë për ekipin zviceran.

Një lajm shumë i mirë edhe për Christian Panuccin, të cilit i shtohet një element shumë i rëndësishëm në sulm, në prag të kualifikimeve për evropianin e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani