Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Skuadra e Vdekjes” në Venezuelë, akuzohet për mbi 200 vrasje

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 20:47 | Bota

Ushtarë të maskuar, pjesëtarë të “Skuadrës së Vdekjes” në Venezuelë, janë akuzuar se kanë vrarë më shumë se 200 vetë vitin e kaluar nga një grupim i të drejtave të njeriut në vend.

Forca e Operacioneve Speciale Policore konsiderohet si “ushtria” personale e Presidentit Nicolas Maduro, pasi e themeloi atë në vitin 2017, zyrtarisht për të përballuar situatat e emergjencës si sulme terroriste apo pengmarrje. Por grupimet e të drejtave të njeriut thonë se pjesëtarët e kësaj force, që kanë kryer stërvitje të specializuar dhe kanë armatime elitare, janë përgjegjës për qindra vrasje të paligjshme në situata aspak të jashtëzakonshme.

Sipas PROVEA, organizatës kryesore të të drejtave të njeriut në Venezuelë, ky grup është përgjegjës edhe për vrasjen e 40 protestuesve që kanë marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit të Maduros. “Sa herë që ata përfshihen në një aksion, ka viktima”, tha kreu i shoqatës për mediat. “Masakrojnë çdo javë mesatarisht katër persona”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani