Tre kategori diferencë me Newport, por City dominon vetëm në fund – A2

Tre kategori diferencë me Newport, por City dominon vetëm në fund

Pothuajse 10 mije tifozët e mbledhur në stadiumin Rodney Parade të Newport ndoshta nuk do të kenë më kurrë mundësi të takojnë në një ndeshje zyrtare ekipin e sheikëve dhe që ka dominuar kampionatin e kaluar anglez, por ata kanë përjetuar një ëndërr dhe mund të kthehen në shtëpitë e tyre me kokën lart.

Newport luan në kategorinë e katërt angleze

Ekipi i tyre Newport County, i cili ndodhet n­ë kategorinë e katërt, humbi sot 1-4 me gjigandët e Manchester City, por ndeshja e FA Cup ishte më e luftuar sesa nuk thotë rezultati.

Madje ndeshja, pjesa e parë e secilës përfundoi 0-0, u zhbllokua vetëm në minutën e 51-të me anë të yllit gjerman Leroy Sane  dhe në 75’ me Phil Foden. Por ekipi modest i Newport luftoi deri në momentin e fundit duke gjetur një gol historik me Amond, që rihapi për pak çaste ndeshjen, para se sërish Foden dhe Mahrez të mbyllnin çështjen.

Në fund të ndeshjes vetë Pep Guardiola i bëri komplimentat ekipit nga Wellsi, që majat e historisë i ka prekur në vitet ’80, ku arriti edhe një çerekfinale të Kupës së Kupave, përpara se të shpallte falimentimin.  

Shkarkoni aplikacionin e A2