Zekthi: Protesta më shumë se politike, mjerimi e ka tejkaluar motivin politik

 I ftuari i parë për maratonën e A2 për protestën e sotme të opozitës ishte Fitim Zekthi.

Sipas analistit, “ka një tension në radhët e qeverisë, kryeministri ka ikur në Vlorë dhe edhe pse ai tenton ta maskojë këtë, edhe ai vetë është i shqetësuar”.

Sipas Zekthit, perimetri përreth kryeministrisë tashmë i bllokuar nga forca të shumta të policisë, Forcave speciale dhe mjeteve të blinduara “mirë është të jetë, por jo aq dukshëm sepse mund të prodhojë një situatë të tensionuar”.

Duke folur specifikisht për protestën, Zekthi thekson që kjo e sotmja “është më shumë sesa një protestë politike,  sepse mjerimi i shoqërisë shqiptare e ka tejkaluar edhe motivin politik.

Vendimit të opozitës që preferon të mos mbajë fjalime gjatë protestës, Zekthi e gjykon si në linjë me mesazhin që ata duan të japin, “ sepse kjo nuk paraqitet si proteste e një partie, nuk janë partitë e opozitës koaguluese të pakënaqësisë shqiptare,  është Qeveria”.

Mbi rezultatet e protestës, dhe thirrjet për protestë jo të dhunshme, Zekthi i jep Bashës meritën që gjatë lidershipit të tij partia demokratike “nuk është shquar për dhunë,  në mbi 100 protesta i vetmi episod ka qenë djegia e një bunkeri afër Ministrisë së Brendshme, e iniciuar nga të persekutuarit politik”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN