11 vite Pavarësi, Haradinaj: Njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues – A2

11 vite Pavarësi, Haradinaj: Njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues

Gjatë mbledhjes solemne të qeverisë së Kosovës në 11 vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në dekadën e dytë të pavarësisë duhet të arrihet një marrëveshje me Serbinë me njohje reciproke me kufijtë ekzistues.

Ai nënvizoi se vendi nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa.

“Në dekadën e dytë, është një vit i konsolidimit tonë si shtet i mbylljes së temave të hapura si dhe një marrëveshje për njohje me Serbinë dhe anëtarësimi ynë në NATO. Bindja ime është se Kosova nuk e ka luksit të bëjë hapa prapa, por vetëm përpara dhe këtë duhet t’ia bëjmë të ditur edhe ndërkombëtarëve”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2