Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Interi, më në fund “Ninja” Nainggolan: Gol dhe fitore

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 21:48 | Futboll

Interi dukej sikur nuk do të shihte “dritë” pas skandalit që gjeneroi ndryshimin  e kapitenit midis Mauro Icardit dhe Samir Handanovic, por gjerat po rrjedhin disi ndryshe. Pas fitores në transfertë me Rapidin e Vjenës për Europa League,  milanezët arrijnë një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Sampdoriës.

Interi duket në formë dhe më këmbëngulëse, Lautaro Martinez ndihmon ekipin por gabon disa raste dhe Handanovic neutralizon sulmet e Samp,  por gjithçka ndodh nga minutat 28 deri në 33 të pjesës së dytë.

Lojtarët e Interit festojnë D'Ambrosion për golin

Është D’Ambrosio që fillimisht shënon duke ndjekur me zgjuarsi pasimin e Perisic, por pak sekonda më vonë gëzimi i San Siros shndërrohet në heshtje nga goli i Gabbiadinit që sapo ishte futur në lojë, gjatë një aksioni konfuz në zonën e rreptësisë.  

Tifozët po fillonin të humbnin durimin dhe fishkëllenin ish kapitenin Icardi dhe bashkëshorten  Wanda Narën që ishin të pranishëm në stadium, por ishte Nainggolan ai që solli paqen në stadium me një gjuajtje nga limitet e zonës së rreptësisë, duke qenë ndoshta për herë të parë protagonist në një fitore interiste.   

Me fitoren e sotme, Interi mbetet në vendin  e tretë në Serie A, katër pikë sipër rivalëve të Milanit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë