Kosova 11 vite Pavarësi, homazhe nga Rugova tek Jashari

Kosova feston 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kjo ditë e shënuar në kalendarin festiv, nisi plot gjallëri.

Ekzekutivi i kryesuar nga Ramush Haradinaj mbajti një mbledhje, e cila u pasua nga ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Më pas, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj kryen homazhe tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

Homazhet vijuan edhe pranë memorialit për personat e pagjetur në afërsi të ndërtesës së Kuvendit. Ndërsa më pas kurora me lule u vendosen edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Presidenti nuk harroi të përkujtonte dhe aktivistin Adem Demaçi. Ndërsa dorëzoi kurorën me lule tek memoriali i shkrimtarit, Thaçi e cilësoi Demaçin si simbol të rezistencës kombëtare dhe babain e pavarësisë së Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN