Kukësi largon cungun, Ndreu drejton ekipin

Përfundon aventura e dytë e Armando Cungut te Kukësi. Pas humbjes me Teutën në kampionat, e cila largoi edhe më shumë skuadrën veriore nga kreu i renditjes, presidenti Safet Gjici vendosi ta shkarkojë trajnerin shkodran.

Vendimi i marrë konfirmohet në stërvitjen e sotme, në Pezë Helmes. Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Ramadan Ndreu, deri në emërimin e një trajneri të ri.

Kukësi ndodhet momentalisht në vend të tretë në renditje, 8 pikë larg Partizanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN