Laçi thyen Partizanin, surprizë edhe Kastrioti

partizaniii 1 1100x620

Laçi bërë surprizën në këtë javë të Superiores, duke mposhtur skuadrën e Partizanit që është në krye të renditjes.

Vendimtar në këtë ndeshje ka qenë një 11-metërsh i kthyer në gol nga shkodrani Shtubina në fillimin e ndeshjes, ndërsa më pas, pavarësisht përpjekjeve të Partizanit për të gjetur golin e barazimit, rezultati i ndeshje mbeti i pandryshuar.

Bëri surprizën e madhe Kastrioti që me një gol në minutat shtesë të ishit të madh Ersil Ymeraj mposhti 1-0 Kamzën në shtëpinë e këtyre të fundit, duke lënë pikërisht në vendin e fundit të renditjes skuadrën e Gjokës dhe duke ringjallur më shumë se kurrë shpresat për mbijetesë.

Kjo ishte edhe një fitore e madhe për krutanët dhe një disfatë e rëndë për Kamzën, por edhe një hakmarrje e vogël e trajnerit të Kastriotit Bledar Devolli që e nisi sezonin te Kamza por u shkarkua pas vetëm 3 javësh.

  • LAJMI I FUNDIT | Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore
  • LAJMI I FUNDIT | Yuri Kim: Çdo palë kontribuoi shumë dhe lëshoi shumë
  • LAJMI I FUNDIT | Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Soreca: Shqipëria është më pranë BE
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Hap përpara për zgjedhje të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Gjiknuri: PD hoqi dorë nga kërkesat absurde
  • LAJMI I FUNDIT | Bylykbashi: Do të ketë identifikim biometrik per zgjedhjet e ardhshme
  • LAJMI I FUNDIT | Bylykbashi: Dakordësia riformaton KQZ
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenca: Jo e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira