Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Luiza Gega ar në 3000m, medalje për Smajlaj dhe Burraj

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 18:04 | Sporte të tjera

Sukses i Shqipërisë në atletikë, në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura në Stamboll. Kampionia e pistës, Luiza Gega është shpallur kampione e Ballkanit.

30-vjeçarja fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave, me një diferencë të theksuar nga rivalet në pistë. Ky nuk ishte suksesi i vetëm i ekipit kuqezi.

Franko Burraj

 Izmir Smajlaj fitoi medaljen e argjendtë në kërcim së gjati. Shkodrani ishte favoriti për titullin kampion, por me provën 7,72 metra u klasifikua vetëm i dyti.

Medalje bronzi mori Franko Burraj në garën e 400 metrave. Me kohën 47 sekonda e 64 të qindtat, ai vendosi edhe një rekord të ri kombëtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë