Natë me ndalime, shoqërohen rreth 40 protestues, reagon PD

Në orët e mbrëmjes, pas mbylljes së protestës së opozitës, Policia e Shtetit shoqëroi rreth 40 persona.

Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën mbrëmë në komisariat, ndërsa PD në një deklaratë për median dënoi me forcë atë që e quajti ushtrim të dhunës policore ndaj kundërshtarëve politikë.

“Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit, po shoqëron, dhunon dhe po ushtron presion ndaj protestuesve, do të mbajë përgjegjësi personale. Ne nuk do ta harrojmë këtë! Thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN