Portieri me krahun magjik godet përsëri: 70 metra hedhje!

Ndoshta disa tifozë të futbollit e kujtojnë për penalltinë që i priti Cristiano Ronaldos në Botërorin e Rusisë.

Por Alireza Beiranvand, portieri i Iranit, ka edhe një rekord tjetër. Ai ka një krah tejet të fuqishëm, më të cilin mund të hedhë topin deri në 70 metra larg, siç bëri gjatë kupës së Azisë kundër Irakut.

Rekordi i tij në këtë disiplinë, që pak ka të bej me profesionin e tij si futbollist, i ngjason më shumë gjestit të një hedhësi gjylesh, dhe si i tillë ai mund të kishte një karrierë dhe pse jo mund të përfaqësonte vendin e tij në Lojërat Olimpike!

Shkarkoni aplikacionin e A2