Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protesta, policia arreston 10 persona, 7 në kërkim

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 19:24 | Aktualitet
Protesta, policia arreston 10 persona, 7 në kërkim

Policia arrestoi 10 persona, në lidhje me dhunën përgjatë protestës së 16 shkurtit. Mes të arrestuarve ndodhet edhe Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, i cili, bashkë me 9 personat e tjerë akuzohet për veprat penale “Kundështimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “shkatërrimi i pronës” dhe “prishja e qetësisë publike”.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Hasan dhe Luftëtar Jakupi, babë e bir, respektivisht 76 dhe 38 vjeç. Kujtim Lita, vjehrri i Luftëtarit thotë për A2 CNN se dhëndri i tij nuk ndodhej në protestë, dhe se arrestimi është kryer vetëm se ata janë të angazhuar me opozitën.  

I arrestuar ndodhet edhe Saimir Rexhepi, një personazh televiziv. Ndërkaq, 5 persona të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 7 janë në kërkim. Edhe policia e Lezhës procedoi penalisht një 50-vjeçar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani