Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

SHBA uron Kosovën, Pompeo: Pajtim me Serbinë me njohje reciproke

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 12:12 | Kosova
SHBA uron Kosovën, Pompeo: Pajtim me Serbinë me njohje reciproke

Mesazhe urimi vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo me anë të një deklarate shpreh mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë dhe popullin e Kosovës. Kreu i diplomacisë amerikane shton se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të vazhdojë.

Gjithashtu, Pompeo nxit Prishtinën dhe Beogradin që të arrijnë një marrëveshje pajtimi, e cila në thelb duhet të ketë njohjen reciproke.

Të njëjtin mesazh kishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Filipp Kosnett. Ndër të tjera Kosnett thotë se nuk ka dyshime që partneriteti mes Prishtinës dhe Uashingtonit do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë