Thirrja e SHBA për aleatët evropianë: Tërhiqni luftëtarët e ISIS, nisni gjyqin – A2

Thirrja e SHBA për aleatët evropianë: Tërhiqni luftëtarët e ISIS, nisni gjyqin

Shtetet e Bashkuara I kërkojnë aleatëve evropianë të marrin mbrapsht në shtëpi mbi 800 luftëtarë të ISIS, të kapur në Siri dhe të nisin për ta gjyqin.

 “Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë, të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarë të ISIS, të kapur në Siri dhe t’i nxjerrin përpara gjyqit. Kalifati është gati të bjerë”, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

Postimi i presidentit amerikan Donald Trump

 Luftëtarët e ISIS janë kapur në përpjekjet e tyre të fundit për të sjellë kalifatin e vetëdeklaruar, në prag të mposhtjes totale.  “Ne bëjmë kaq shumë. Shpenzojmë kaq shumë. Është koha për të tjerët që të ngrihen dhe të bëjnë punën, për të cilën janë të aftë. Ne po tërhiqemi pas fitores 100% kundër kalifatit” tha Trump.

Trump është zotuar se do të tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Siria pas mposhtjes në territor të Shtetit Islamik, duke shtuar pikëpyetjet mbi fatin e aleatëve kurdë të Uashingtonit dhe përfshirjes turke në verilindje të Sirisë.

Edhe pse Shteti Islamik ende mban nën kontroll një xhep të vogël në shkretëtirën qendrore të Sirisë dhe tashmë funksionojnë nëntokë si celula të fshehura në disa qytete të Irakut, ndoshta gati për sulme të reja, forca e tyre e ligjit në territor, gati është shuar.

Javën e ardhshme, Presidenti Trump paralajmëroi se do të shpallë përfundimisht mposhtjen 100% të kalifatit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2