Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Torino ”vret” kampionatin italian: Barazon Napoli, -13 nga Juve

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 23:51 | Futboll

Edhe pse dominimi i Juventusit dukej i qartë, barazimi i sotëm i Napolit ndaj Torinos në Shtëpi zyrtarizon faktin që tani e tutje interesi për Serie A do të jetë vetëm ai për vendet e Champions League.

Milik gaboi shumë raste kundër Torinos

Djemtë e Ancelottit edhe pse patën shumë raste me Milik dhe Insigne, nuk mundën të thyenin portën  e mbrojtur nga Sirigu. Polaku i Napolit nuk duket në formë si ai i Milanit, Piatek, dhe gabon edhe një rast të krijuar nga Elseid Hysaj, i cili e nisi si titullar sfidën e sotme.

Me këtë barazim, Napoli “rrëshqet” 13 pikë larg Juventusit, që mund të përqendrohet tashme sfidës me Atleticon e Madridid. Ndërsa Napoli po nuk e morri veten, mund të përfshihet në vorbullën e luftës për një vend në Champions.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli