Turpërohet Real, Girona e mund në ‘Bernabeu’

Disfatë e rëndë për Realin e Madridit që është mundur në shtëpi 2-1 nga Xhirona. Ka qenë një fitore me përmbysje në fakt ajo e Gironas teksa Real kaloi i pari në avantazh me Kasemiron në pjesën e parë.

Me këtë humbje madrilenët zbresin sërish nga vendi i dytë në renditje, atje ku është ngjitur Atletiko Madrid, ndërsa diferenca ndaj Barcelonës kryesuese shkon në 9 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN