Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

A do t’i djegë PD mandatet? Deputetët flasin për A2 CNN

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 11:22 | Politikë
A do t’i djegë PD mandatet? Deputetët flasin për A2 CNN

1 ditë pas protestës para Kryeministrisë, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se do t'i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave të deputetëve. Basha tha se ky vendim erdhi pas mesazhit të qartë të qytetarëve.

Para nisjes së mbledhjes, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë pyetur nëse janë të gatshëm të dorëzojnë mandatet. Reagimet e tyre për A2 CNN janë të ndryshme.

“Unë jam nga të parët që e kam kërkuar këtë”, u shpreh Flamur Noka. “Madje ne nuk duhet t’i kishim marrë fare këto mandate”.

“Mandatet nuk janë personale, janë përfaqësuese, përderisa ata që ne përfaqësojmë e kërkojnë, atëherë edhe ne do t’i djegim”, tha Luçiano Boçi.

Ndërsa Grida Duma shtoi: “Nuk ka komunikim publik deri sa të mbaroj mbledhja e grupit”. “Kjo do të vendoset në grup”, tha Florion Mima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë