Basha propozoi djegien e mandateve, Rama i përgjigjet në gazetën italiane – A2

Basha propozoi djegien e mandateve, Rama i përgjigjet në gazetën italiane

Përgjigjen për opozitën, kryeministri Rama e ka dhënë përmes gazetës italiane, “Corriere DellaSera”.

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen, shefi i qeverisë thotë me bindje se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk e çoj nëpër mend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë të plotë në parlament dhe në fund unë kam detyrim përballë bashkëkombësve të mi”, shprehet ai.

Në intervistë për median prestigjioze italiane, Rama thotë se opozita është në krizë. I pyetur se ç’po ndodh në vend, pas protestës së opozitës që bëri xhiron e botës, kryeministri përgjigjet duke thënë se ajo që ndodhi nuk ishte asgjë.

Sipas tij, nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohëshme opozita do të humbiste vota.

Shkarkoni aplikacionin e A2