“Gangsterët dixhitalë”, Britania kundër “Facebook”, shkeli privatësinë

Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar akuzuan “Facebook” për shkelje të privatësisë dhe ligjeve të konkurrencës.

Kjo erdhi pas një raporti për dezinformimin në rrjetet sociale. Gjithashtu raporti thotë se themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg tregoi mospërfillje ndaj parlamentit duke mos u shfaqur përpara deputetëve.

Komiteti britanik për Kulturën, Median dhe Sportin thotë se e-mailet e brendshme të “Facebook” treguan se platforma ka shkelur privatësinë qëllimisht. Ndërkohë, rrjeti social më i përdorur në botë mohon këto akuza.