INSTAT: 39 000 shqiptarë lanë vendin vitin e kaluar

Rreth 39 000 shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 2018-ës. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se emigracioni mbetet një ndër problemet më shqetësuese për Shqipërinë.

Popullsia e vendit është tkurrur me 0,3% kundrejt një viti më parë, duke e çuar numrin e shqiptarëve në 2,86 milionë banorë. Problem mbetet edhe lindjet, që gjithashtu, janë në rënie.

INSTAT vlerëson se janë të paktë shqiptarët që kthehen në atdhe. raporti mes atyre që ikin dhe atyre që vijnë është në favor të emigrantëve, me 15 mijë vetë më shumë. statistikat tregojnë se po boshatisen kryesisht qytetet periferike, si Dibra. Gjirokastra dhe Berati.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN