Ish-kryeministri Renzi kundër Mogherinit: Dështoi me diplomacinë e BE

Foto Roberto Monaldo / LaPresse 02-07-2014 Strasburgo (Francia) Politica Il Presidente del Consiglio Matteo Renzi illustra il programma della presidenza italiana del Consiglio Europeo Nella foto Federica Mogherini, Matteo Renzi Photo Roberto Monaldo / LaPresse 02-07-2014 Strasbourg (France) Prime minister Matteo Renzi present the program of the Italian Presidency of the European Council In the photo Federica Mogherini, Matteo Renzi

Është penduar që mbështeti emërimin e Federika Mogerinit në drejtim të diplomacisë së Bashkimit Evropian.

Ish kryeministri Italian, Matteo Renzi, flet pa dorashka në librin e tij të publikuar së fundmi, të titulluar ‘Një rrugë tjetër’.

Ai kritikon ashpër Mogherinin duke thënë se ajo dështoi në drejtim të dikasterit për politikat e jashtme.

Libri i Matteo Renzit ku kritikon edhe Federica Mogherinin

“Ndikimi i saj në dosjet me të rëndësishme ishte afër zeros”, shkruan ish kryeministri italian. Siç duket, Mogherini dështoi në realizimin e pritshmërive të Renzit. Ish kryeministri e lançoi atë në Evropë, pikërisht pasi e kishte zgjedhur si ministre të jashtme në qeverinë e tij.

Ndërkaq, ish shefi i qeverisë italiane tashmë shikon kancelaren gjermane, Angela Merkel si pasuesen e denjë të Mogherinit. Megjithatë, Merkel ka bërë të qartë se nuk synon asnjë post në BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN