Karnavalet e Nice-s, spikasin karikaturat e Trump e Putin

Karikatura shumëngjyrëshe të presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, bashkë me Harvey Weinstein dhe Charlie Chaplin, kanë pushtuar karnavalet e Nicës.

Karnavalet të mbajtura në qytetin mesdhetar që prej vitit 1873, organizohen nga 16 shkurti deri më 2 mars, ku tema kryesore është “Mbreti i Kinemasë”. Këtë vit, karnavalet janë në nderim të 100 vjetorit të Studios Filmike “Victorine”, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të filmave në Jug të Francës.

Artistë dhe skulptorë janë përpjekur për javë me radhë për të krijuar dhe nderuar figurat e famshme botërore, duke i dhënë qytetit ngjyra dhe drita për 3 javë rresht. Ajo çka shkaktuar ilaritet, ka qenë një karikaturë e Donad Trump, veshur si një kloun dhe që mban në dorë presidentin francez Emmanuel Macron. Dikur, një event që bënte për vete vetëm banorët e qytetit të Nicës, sot karnavalet e saj tërheqin vizitorë nga Franca dhe e gjithë bota.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN