Kryemadhi: LSI djeg mandatet, rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës

18 SHKURT 2019 LSI frame 2263 1100x620

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi zyrtarisht se partia e saj do t’i bashkohet partive të tjera opozitare në djegien e mandateve.

Sipas Kryemadhit,  vendimi merret “për të garantuar një proces të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme”, duke vlerësuar me shqetësim, ndër të tjerat, “gjendjen ekonomike dhe mungesën e vullnetit për rikthimin e dialogut”.

 Për këtë arsye, “Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e se drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lirë. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegien e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 21-vjeçare
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 85 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 29 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 88 pacientë në spital, 12 në terapi intensive dhe 4 të intubuar