Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mungesa e vitaminës D, mjekët: Protokoll të ri mjekimi, kryeni analizën

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 22:48 | Sociale

Mungesa e vitaminës D në organizëm është një problem shëndetësor global. Shumë vende  kanë ndryshuar protokollet e mjekimit  për të ulur mungesat  dhe pasojat në shëndet. 

Në  Shqipëri e ashtuquajtura “vitamina e diellit” jepet vetëm në vitin  e parë të jetës në konsultoret e qendrave shëndetësore.

Mjekët pediatër propozojnë ndryshimin e protokollit të mjekimit  me vitaminën D për shkak të pasojave  komplekse në shëndet.

Pediatrja Vjollca Pallaveshi

Sipas pediatres Vjollca Pallaveshi, “mungesa e vitaminës D tek fëmijët është problematikë e madhe, në vendet me 320 ditë diell merret deri në 5 vjeç,  tek ne fëmija e merr nga 1 deri në 2 vjeç, vendos mjeku. Vitamina ndikon në sistemin imunitar dhe kardiovaskular, nervin okular etj”.

Në vendin tonë nuk ka studime të mirëfillta për  mungesën e vitaminës D dhe sëmundshmërinë në popullatë.  Niveli i saj në organizëm mund të matet vetëm përmes një analize gjaku.

Mjekja Valbona Fazlli

Mjekët rekomandojnë  kontrollin e vitaminës D në gjak veçanërisht tek fëmijët dhe moshat e treta.

“Çdo pacient duhet të verifikojë a ka mangësi të vitaminës D, dhe kjo falë një analizë të thjeshtë gjaku, që kryhet brenda ditës”, thotë mjekja Valbona Fazlli.

Mundësia më e mirë për përthithjen e vitaminës D është ekspozimi i lëkurës në diell.

 Por ndryshimi i stilit të jetës, ka bërë që dhe popullsia shqiptare të vuajë nga problemet shëndetësore dhe pse jemi një vend me rreth 300 ditë diell në vit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli