Pas vendimit drastik, Basha pret Kryemadhin në PD

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku u zyrtarizua vendimi për të djegur mandatet, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte në selinë blu për një takim me kreun e opozitës.

Për më shumë se 30 minuta Basha dhe Kryemadhi kanë diskutuar mbi këtë vendim radikal të propozuar nga Lulzim Basha, për të cilin LSI ende nuk është shprehur zyrtarisht. Partia e dytë më e madhe opozitare do të mbledhë sot në orën 17:00 grupin parlamentar pas të cilit Kryemadhi tha se do të njoftojë edhe vendimin e partisë që drejton.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN