PD djeg mandatet, votohet unanimisht në grupin parlamentar

Publikuar më: 18/2/2019, ora 12:52
46c813f7 d897 44f6 a94b a018d4e61e10 1024x615

PD djeg mandatet, votohet unanimisht në grupin parlamentar

Publikuar më: 18/2/2019, ora 12:52

Partia Demokratike ka marrë vendimin të djegë mandatet parlamentare në mbledhjen e grupit të mbajtur ditën e sotme pas propozimit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Mësohet se votimi në mbledhjen e grupit ka qenë unanim pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim. Basha është mandatuar të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD për marrjen e vendimit përfundimtar.

Gjithashtu do të ngrihet një grup pune për teknikalitetet. “Njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim për Këshillin Kombëtar: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso”.

VIDEO / Basha njofton djegien e mandateve: Zgjedhjet e 2017, të manipuluara