PD vendos sot, do djegë apo jo mandatet!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet në orën 10:00 të ditës së sotme për të diskutuar në lidhje me propozimin ekstrem të ditës së diel nga Lulzim Basha, i cili tha se do t’i kërkojë grupit parlamentar të djegë mandatet.

I ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, deputeti i PD, Ervin Salianji u konfirmoi këtë mbledhje. “Në orën 10 kemi mbledhjen e grupit ku do të shqyrtohet propozimi i një dite më parë i Lulzim Bashës. Këto janë vendimmarrje të të gjitha partive të opozitës. Unë kam qenë ekzistues në kërkesën për djegie mandatesh”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se teksa foli për protestën e së shtunës të opozitës se ajo ishte një surprizë edhe për atë vetë nga numri i madh, sipas tij, i qytetarëve që morën pjesë në protestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN