Postimi i Ramës ndez “derbin”, Vasili: Juventusin e zunë që vidhte në kampionat!

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter ku ironizonte me djegien e mandateve të deputetëve opozitarë me një metaforë ironike për Juventusin, që kryeministri e njësonte në mënyrë indirekte me “kampionatin” e qeverisë së tij,  nuk mund të mos kishte reagime.

I pari ishte Petrit Vasili, i cili reagoi në Facebook duke vijuar me gjuhën sportive, por padyshim edhe më agresive.

Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin.Po ç'eshte ky idiot kryeminister!Shpjegojani…

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 18. Februar 2019

“Po ç’ është ky idiot kryeministër! Shpjegojani rrypit, që kur Juventusin e zunë që vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash, e bënë shembull, ja hoqën kampionatin dhe e çuan në serinë B”, deklaron deputeti, duke ndezur më tej “derbin” politik dhe futbollistik, duke parë besimin  e tij të zjarrtë për Interin.

Shkarkoni aplikacionin e A2