Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Protesta, shkon në 19 numri i të arrestuarve nga policia

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 17:09 | Aktualitet
Protesta, shkon në 19 numri i të arrestuarve nga policia

Shkon në 19 numri i protestuesve të arrestuar nga policia për protestën e së shtunës para kryeministrisë. Pas analizimit të pamjeve filmike,  grupi hetimor identifikoi dhe vuri në pranga edhe 3 protestues të tjerë të cilët sipas policisë, kanë kryer akte dhune për disa orë para kryeministrisë.

 Mbi të arrestuarit rëndojnë 4 akuza, kundërshtim i punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës së Tiranës ku do t’i caktohet e dhe masa e sigurisë.

Ndërkohë krahas hetimeve për protestuesit prokuroria e Tiranës ka nisur edhe verifikimet mbi veprimet e gardës së republikës ditën e protestës. Opozita akuzoi të shtunën policinë por edhe gardën  se në kundërshtim me ligjin përdorën gaz lotsjellës duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë