Protestuesit mbeten në burg, nesër masa e sigurisë

Të martën në orën 10:00 do të jepet masa e sigurisë për 16 protestuesve të ndaluar të shtunën në mbrëmje, të cilët do të vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit.

Mes të shoqëruarve është edhe ish-kryetari i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Tiranë, Florenc Hoxha. Mbi ta rëndojnë 4 akuza: kundërshtim të forcave të policisë, dëmtim me dashje të pronës publike, protestë pa leje dhe prishje e qetësisë publike.

Emrat e të ndaluarve: Florenc Hoxha, Emnauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN